Krasniqi takohet me kryetarët e degëve të PDK-së, organizohen për zgjedhjet lokale

  • A.P /
  • 08 July 2021 - 21:25
Krasniqi takohet me kryetarët e degëve të PDK-së, organizohen për zgjedhjet lokale

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi sot është takuar me kryetarët e degëve të kësaj partie, për t’u organizuar për zgjedhjet lokale që pritet të mbahen me 17 tetor.

Krasniqi ka publikuar disa fotografi nga ky takim dhe thotë se do t’u ofrojnë secilës komunë qeverisjen që e meriton.

“Me Kryetarët e Degëve të PDK-së, për t’u organizuar sa më mirë për zgjedhjet lokale të 17 tetorit dhe për t’ua ofruar qytetarëve të secilës komunë qeverisjen që ata e meritojnë. Për këtë, PDK është unike, e hapur dhe plot energji”, ka shkruar Krasniqi.

Kujtojmë se rreth një javë më parë, Memli Krasniqi u zgjodh kryetar i ri PDK-së.

(Kosova Sot Online)