Rusët klonojnë lopët, qëllimi i shkencëtarëve është prodhimi i qumështit pa laktozë

  • A.P /
  • 09 July 2021 - 18:13
Rusët klonojnë lopët, qëllimi i shkencëtarëve është prodhimi i qumështit pa laktozë

Klonimi i lopëve të afta për të prodhuar qumësht pa laktozë. Ky është qëllimi i një grupi shkencëtarësh ruse të cilët synojnë modifikimin e gjeneve të një gjedhi për të hequr proteinat që shkaktojnë një nga intolerancat ushqimore më të përhapura në botë.

Shkëncëtarët rusë kanë arritur të klonojnë një lopë, e cila në të ardhmen do të të arrijë të prodhojë qumësht pa laktozë, proteina që shkakton një nga intolerancat ushqimore më të përhapura në botë.

Në prill të 2020, studiuesit klonuan një gjedh dhe tani synojnë të modifikojnë gjenet e kafshës dhe të heqin proteinat që shkaktojnë intolerancën e laktozës, për të prodhuar qumësht hipoalergjik.

“Klonimi i një lope të vetme është vetëm një provë”, shpjegoi Petr Sergiev, një profesor në Institutin Skoltech dhe bashkautor i studimit. “Hapi tjetër është për të marrë një tufë lopë nga embrione të modifikuara gjenetikisht.”

Bëhet fjalë për eleminimin e gjeneve beta-globulinë, dhe me anë të teknikës Crispr kanë arritur të heqin këto dy gjene.

Puna do të vijojë normalisht, dhe parashikon që pas heqjes së dy gjeneve, një embrion të implantohet në mitrën e një lope, shkruan oranews. Edhe në rastin e klonimit të plotë dhe jo të pjesshëm, u procedua në të njëjtën mënyrë. Vitin e kaluar lindi një viç prej 64 kg, që sot që është në moshën 14-muajshe dhe ka një cikël riprodhues normal.

Intoleranca nga laktoza është paaftësia për tretur sasi të caktuar laktoze, sheqer kryesor që gjendet te qumështi.

Kjo situate ndodh nga mungesa e sasisë së duhur e një enzime të quajtur laktaza e cila prodhohet nga qelizat e mukozës së zorrës së holle.

Laktaza zbërthen qumështin në dy forma të thjeshta sheqeri: glukoze dhe galaktoze të cilat thithen në gjak. Njerëzit me insuficence për të tretur laktozën që ato kosumojnë mund të kenë shumë shqetësime.


(Kosova Sot Online)