Plagosen dy të rinj në Mitrovicë

  • S.A /
  • 10 July 2021 - 08:21
Plagosen dy të rinj në Mitrovicë

Dy persona kanë mbetur të plagosur dje pas mesnate, pas disa të shtënave me armë, në rrugën “Evlia Çelebia” në Mitrovicë. Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti. “Rreth orës 00:20 të datës 10 korrik 2021,është raportuar për të shtëna me armë zjarri në rrugën “Evlia Qelebia” në Mitrovicë. Menjëherë pas marrjes së informatës njësi përkatëse policore kan dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet”, tha Zahiti.

Ai bëri të ditur se të plagosurit janë dërguar në Spitalin Rajonal për trajtim mjekësor.

“Bazuar në të dhënat fillestare dy persona janë plagosur nga arma e zjarrit të njejtit me urgjencë janë dërguar në Spitalin Rajonal për trajtim mjekësor. Policia ka nisur hetimet dhe është në kërkim të personave të dyshuar!”, ka thënë Zahiti për “Jepi zë”.

(Kosova Sot Online )