Parashikimi i motit për sot

  • A.P /
  • 11 July 2021 - 08:55
Parashikimi i motit për sot

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të ketë mot me diell dhe vranësira të dendura.

Sipas njoftimit temperaturat minimale do të lëvizin në mes të 17-18 gradë Celsius, teksa ato maksimale në mes të 29 deri në 31 gradë Celsius.

Njoftimi i plotë:

Moti sot, 11.07.2021

Mot me diell dhe vranësira të dendura. Në fushat termike parashihen rënie të lehta, kryesisht në vlerat e temperaturave maksimaleve. Gjithashtu do të ketë rënie edhe në fushat barike. Kjo situatë e parashikuar meteorologjike do të krijoj kushte që gjatë ditës të ketë riga lokale shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 17-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 29-31 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimet e ndryshme.


(Kosova Sot Online)