Petar Petkoviq sot e nesër në Kosovë

  • G.G /
  • 12 July 2021 - 08:05
Petar Petkoviq sot e nesër në Kosovë

Drejtori i të ashtuquajturës zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq do të qëndrojë për dy ditë në Kosovë.

Petar Petkoviq do të vizitojë Kosovën, derisa në vend do të qëndrojë deri nesër.

Zyra e ashtuquajtur për Kosovën ka njoftuar se drejtori i kësaj zyre, Petar Petkoviq do të marrë pjesë në një akademi të organizuar në “Shtëpinë e Kulturës”, me rastin e shënimit të 30 vjetorit të themelimit të Komunës së Zveçanit.

I njëjti parashihet të zhvillojë takime me disa familje serbe në këtë anë.

Kjo vizitë e Petkoviq në Kosovë vjen pak ditë para takimit që do të mbahet në Bruskel mes Albin Kurtit, kryeministrit të Kosovës dhe Aleksanër Vuciq, presidentit serb.

(Kosova Sot Online)