Stano: “Sputnik”, shembull i përhapjes së informatave të manipuluara

  • A.P /
  • 12 July 2021 - 23:00
Stano: “Sputnik”, shembull i përhapjes së informatave të manipuluara

Kështu shprehet zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano në dokumentarin “VIRUSSIA” duke shtuar se kjo medie në pronësi tëKremlinit vazhdon të jetë pjesë e dezinformatave dhe propagandës.

“Sputnik e cila është shembull shumë i saktë i përhapjes së gjysmë të vërtetave, informatave të manipuluara dhe të dezinformatave, dhe propagandës”, thotë Stano.

Profesori universitar Agim Zogaj tregon se, Sputnik ka ndikim në një numër të caktuar tëmedieve në Serbi.

“Prej vitit 2015 Sputniku hapur e ka selinë e veprimit në Serbi dhe ka ndikim, siç thuhet, në një numër të caktuar të mediave, me mbi dyzetë media të cilat janë të pavarura, të cilat janë nën, reflektimin e ndikimeve të politikës ruse sa i përket zhvillimeve në rajon”, tregon Zogaj.

Ndërsa drejtoresha e Qendrës për Studime Evropiane (CEAS), Jelena Miliq thotë se Sputnik ka filluar të trajtohet si aktor legjitim në rajon.

“Pa asnjë lloj kritike, madje filluan ta trajtojnë Sputnkun, si një ndër aktorët legjitimë në rajon”, thotë Miliq.

Zoran Gavriloviq nga Zyra për Kërkime Sociale shpjegon se mediet pro-ruse në Serbi në fakt janë pro-Putnit.

“Ne në Serbi kemi media pro-ruse, dhe në fakt, kur pak më shumë gjurmon si hulumtues, nuk janë jo pro-ruse, aq sa janë pro-Putinit”, shpjegon Gavriloviq.

Ndërsa, ish-zëvëndëskryeministri i Serbisë Zharko Koraq thotë se, mediat në vendin e tij cdo ditë kanë nga një artikull lavdërues për Putnin.

“Ne kemi tabloidin me tirazhin më të madh në Serbi, i cili nuk ka ditë, absolutisht çdo ditë ka nga një artikull lavdërues për Putinin, Rusinë apo armatimin rus, më besoni, unë sinqerisht mendoj se në Rusi nuk ekzistojnë gazeta apo tabloide të tilla, që çdo ditë lavdërojnë Putinin”, thotë Koraq.

Në fund, drejtori i Qendrës së Gazetarisë Hulumtuese, Branko Çeçen shpjegon se, vazhdimisht në Serbi po ndërtohet kulti i personalitetit të Putinit.

“Pandërprerë ndërtojnë kultin e personalitetit të VlladimirPutinit dhe Rusisë, si shtet jashtëzakonisht miqësor dhe mbrojtës i Serbisë, dhe shpesh negativisht e gabimisht raportojnë për SHBA-të dhe BE-në”, përfundon ai.


(Kosova Sot Online)