Kaluan ilegalisht kufirin, dy shtetasve serb iu ndalohet hyrja në Kosovë për një vit

  • G.G /
  • 14 July 2021 - 10:21
Kaluan ilegalisht kufirin, dy shtetasve serb iu ndalohet hyrja në Kosovë për një vit

Policia e Kosovës, me vendim të organeve të drejtësisë, ka dëbuar dy shtetas të Serbisë, të cilët kishin hyrë ilegalisht në Republikën e Kosovës. Po ashtu, të dyve iu është ndaluar hyrja në vendin tonë për një vit.

Në rastin e parë, i dyshuari mashkull shqiptar shtetas i Republikës së Serbisë ka kaluar kufirin në mënyrë ilegale dhe për këtë në procedurë të shpejtë ka dalë para gjyqtarit. Me vendim të gjykatës i dyshuari është dëbuar nga Republika e Kosovës dhe të njëjtit iu është vënë ndalesa për hyrje në territorin e Republikës së Kosovës për 12 muaj.

Në rastin e dytë, është raportuar se dyshuara femër rome shtetase e Serbisë me vendim të prokurorit është depërtuar përmes pik kalimit kufitar Dheu i Bardhë dhe i është dorëzuar prindit të saj pasi që e njëjta kishte kaluar ilegalisht kufirin Serbi-Kosovë. Të njëjtës i është lëshuar vendimi për largim me forcë , ndalim hyrje në Republikën e Kosovës për një vit.

(Kosova Sot Online)