
Inspektori i AKI-së raporton para deputetëve me dyer të mbyllura

Në Komisionin për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë është ftuar për raportim Inspektori i Përgjithshëm të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Burim Ramadani.
Raportimi i tij u mbyll për media, teksa kryetarja e këtij Komisioni, Ganimete Musliu, tha se pas përfundimit të raportimit do të deklarohen për media.
Rendi i ditës i këtij Komisioni:
1. Miratimi i rendit të ditës;
2. Miratimi i Procesverbalit të mbledhjes së komisionit, të mbajtur më 26.05.2021;
3. Raportim i Inspektorit të Përgjithshëm të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë z.Burim Ramadani
4. Të ndryshme.
(Kosova Sot Online)