Gjuajtje tjetër me armë në Prishtinë, flasin nga Policia

  • A.P /
  • 14 July 2021 - 23:33
Gjuajtje tjetër me armë në Prishtinë, flasin nga Policia

Një tjetër gjuajtje me armë ka ndodhur gjatë mbrëmjes së sotme në Prishtinë

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili tha se rasti ka ndodhur rreth orës 20:40 në rrugën “Gjon Sereçi”.

“Rreth orë 20:40 është raportuar për gjuajtje me armë zjarri në rrugën “Gjon Serreçi” në Prishtinë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informatat e para dyshohet që nga një mjet në lëvizje ka pasë gjuajtje me armë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nisur një hetim lidhur me rrethanat që karakterizojnë rastin”, tha Borovci.

Kujtojmë se rreth 3 orë më parë ka pasur po ashtu gjuajtje armësh në Prishtinë, ku fatmirësisht nuk ka pasur asnjë të lënduar.

(Kosova Sot Online)