Diskutohet për draftin fillestar të Projektligjit për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë

  • G.G /
  • 15 July 2021 - 12:57
Diskutohet për draftin fillestar të Projektligjit për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë

Sot ka filluar punëtoria dy ditore lidhur me diskutimin e draftit fillestar të Projektligjit për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikuar në të cilën përveç zyrtarëve.

Me këtë rast, zëvendësministri, Blerim Sallahu ka thënë se ky projektligj i cili do të përmbajë dispozita materiale dhe procedurale ka për funksion kryesor kthimin e pasurisë së marrë në mënyrë të kundërligjshme.

Sipas tij, pasuria e cila i është marrë qytetarëve pa bazë ligjore, do t’iu kthehet qytetarëve si pronarë kushtetues dhe ligjor i kësaj pasurie në mënyrë që të mbrohet dhe realizohet interesi i përgjithshëm publik.

Drafti fillestar i Projektligjit përcakton organet kompetente për Verifikimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, mënyrën dhe procedurën e verifikimit të sekuestrimit dhe konfiskimit të pasurisë së pajustifikueshme të subjekteve ndaj të cilëve do të bëhet verifikimi dhe konfiskimi, bazuar në standarde kushtetuese dhe ndërkombëtare.

(Kosova Sot Online)