Ngjarjet e paralajmëruara për sot

  • S.A /
  • 17 July 2021 - 08:42
Ngjarjet e paralajmëruara për sot

Ngjarjet e datës 17 Korrik 2021

– Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve te Kombit organizon 23 vjetorin e rënies heroike i Dëshmorëve të Kombit Adem Ademi nga Galica e Vushtrrisë, Ramadan Fazliu nga Dolaku i Vushtrrisë dhe Bashkim Kerolli nga Polaci i Skenderajit. (Transporti është i sigurar nga FSK-ës me dy kamionë deri te vendi i rënies te Rasa e Zogut, ora 9:45)

– Organizata Syri i Vizionit në partneritet me organizatën Save the Children në Kosovë dhe në bashkëpunim me Zyre për Qeverisje të Mirë  dhe Komisionin Parlamentar për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione, organizojnë fushatën sensibilizuese “Rrypi nuk është për me m’rreh ” si pjesë e fushatës së ndalimit të Ndëshkimit Trupor dhe Dhunës ndaj Fëmijëve RriteMeDashni. (sheshin “Skënderbeu” afër objektit të Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës, ora 10:00)

– Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan mban Konventën përgatitore për zgjedhjet e 17 tetorit, ku edhe do të zyrtarizohet kandidati për kryetar të Komunës. (Restorant “Dajti” në Gjilan, ora 10:00)

– Me rastin e shënimit të “Epopesë së UÇK-së të korrikut 1998” në Rahovec, Komuna e Rahovecit do të organizojë homazhe te Muri i Pikëllimit dhe vend rëniet e dëshmorëve: Abdullah Bugari dhe Gëzim Hamza. (Komuna e Rahovecit, ora 10:00).

(Kosova Sot Online )