Vdes 2-vjeçarja,dadoja e harroi në veturë

  • G.G /
  • 19 July 2021 - 13:31
Vdes 2-vjeçarja,dadoja e harroi në veturë

Një vajzë 2-vjeçare vdiq nga nxehtësia dhe mungesa e ajrit, pasi kujdestarja e kishte harruar brenda në makinë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Florida, SHBA. Kujdestarja quhet Uana Perez-Domingo  dhe është arrestuar nga policia.

Ditën fatale, çerdhja ku shkonte dy vjeçarja ishte mbyllur, pasi dadoja e kishte çuar më herët se ditët e tjera. Si rrjedhojë kujdestarja kthehet bashkë me dy vjeçaren në shtëpi, për të pritur deri sa çerdhja të hapej.

Fatkeqësisht, kujdestarja në kthim për në shtëpi e harroi të voglën brenda, e cila vdiq nga nxehtësia dhe asfiksia. Mësohet se fëmija mbeti e mbyllur në makinë, me rripin e sigurimit vendosur dhe me xhama mbyllur.

Kujdestarja kuptoi se çfarë kishte ndodhur vetëm kur u kthye në makinë, ku pa dhe trupin e pajetë të fëmijës.

Sipas raporteve të policisë, kujdestarja e ka kontaktuar nënën e fëmijës menjëherë, madje edhe para se të njoftojë urgjencën.

(Kosova Sot Online)