Ja se si do të jetë moti për ditën e Bajramit

  • E.K /
  • 20 July 2021 - 08:02
Ja se si do të jetë moti për ditën e Bajramit

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se kjo javë do të fillojë me vranësira, riga shiu e shkarkime rrufesh.

Dita e hënë dhe e martë paraqiten me vranësira, riga shiu dhe shkarkime rrufesh. Nuk përjashtohen mundësitë që në territore të vogla rigat e shiut të shoqërohen me breshër.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-28 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë dhe lokalisht e fortë.

Kushtet agrometeorologjike paraqiten relativisht të mira përjashtuar fushatën e korrje shirjes, sepse këto reshje e kanë ndalur ketë proces i cili mund të vazhdoj sërish nga mesi i javës ku parashihen rreze dielli.

Në fundjavë parashihen rritje të temperaturave maksimale.

(Kosova Sot Online)