Çka do të ndodhë sot në Kosovë

  • G.G /
  • 21 July 2021 - 07:52
Çka do të ndodhë sot në Kosovë

Kosova Sot Online sjell ngjarjet e ditës së sotme.

09:00 – 11:00Me rastin e shënimit të “Epopesë së UÇK-së të korrikut 1998” në Rahovec, komuna e Rahovecit  organizon një sërë aktivitetesh.Agjenda:
Ora- 09:00 – Homazhe te Kopshti i dëshmorëve – Rahovec.
Ora-09:30 – Homazhe te shtatorja e Shejh Myhedin – Shehut – te Teqeja e Madhe e Halvetive- Rahovec
Ora-10:00 – Homazhe te lapidari – Pompa Teuta – Rahovec
Ora-10:30 – Homazhe për dëshmorët te Kompleksi Përkujtimor “Maja e Shkodranit” – Rahovec
Ora-11:00 – Përurimi i monografisë “SHQIPONJAT S’E BRAKTISIN FOLENË”, për dëshmorin e kombit Mizahir Isma, nga autori Qemajl Krasniqi – Vendi: Salla e Kuvendit Komunal- Rahovec.

09:45Shënohet fillimi i projektit “Përfshirja e Grave në Tavolinën e Negociatave”, merr pjesë shefi i Zyrës së BE-së, Tomas Szunyog. (Restorant “Collection”, Prishtinë)

10:00Nga 21-23 korrik 2021 Kuvendi hap dyert për bashkatdhetarët të cilët dëshirojnë ta vizitojnë ndërtesën e institucionit më të lartë legjislativ. (Ndërtesa e Kuvendit)

10:00Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton Raportin e auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Ministrisë së Punëve të Brendshme për vitin 2020. I ftuar ministri Xhelal Sveçla. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 506)

10:00Vazhdon mbledhja e gjashtë e Kuvendit Komunal. (Kuvendi Komunal i Komunës së Prishtinës)

11:00Komisioni për Integrime Evropiane takohet me përfaqësues të shoqërisë civile, me qëllim të bashkëpunimit dhe komunikimit në procesin e integrimit evropian të Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303)

13:00Kuvendi i Kosovës mban vazhdimin e seancës plenare. (Kuvendi i Kosovës, salla e seancave plenare)

14:30Mbahet seanca e radhës ndaj ish-krerëve të UÇK-së. (Hagë)

(Kosova Sot Online)