Temperatura 50 gradë celsius, Emiratet e Bashkuara Arabe e krijojnë shiun vetë

  • E.K /
  • 22 July 2021 - 08:56
 Temperatura 50 gradë celsius, Emiratet e Bashkuara Arabe e krijojnë shiun vetë

Duke qenë se është një prej vendeve me më shumë thatësirë në botë, Emiratet e Bashkuara Arabe kanë vendosur të krijojnë vetë shiun, për të luftuar temperaturat e zjarrta që kanë arritur deri në 50 gradë celsius këtë verë.

Shiu formohet duke përdorur dronë të cilët fluturojnë brenda reve dhe lëshojnë shkarkesa elektrike për t’i “bindur” që të përplasen dhe të prodhojnë reshje.

Vendi arab shpreson që kjo teknikë të ndihmojë në rritjen e sasisë vjetore të shiut që bie në vend. Një video e publikuar nga Qendra Kombëtare e Meteorologjisë tregoi një rrebesh të vërtetë në rrugët e vendit, pavarësisht temperaturave tepër të larta.

(Kosova Sot Online)