Çfarë po ndodh? VV-ja e PDK-ja i thërrasin në të njëjtën kohë e vend konferencat

  • G.G /
  • 22 July 2021 - 12:44
Çfarë po ndodh? VV-ja e PDK-ja i thërrasin në të njëjtën kohë e vend konferencat

Rivaliteti politik pushtet – opozitë ka “kaluar” edhe në konferenca.

Partia më e madhe në pushtet, Vetëvendosje dhe partia më e madhe opozitare, PDK, kanë paralajmëruar mbajtjen e konferencave në të njëjtën kohë dhe në të njëjtin vend.

Të dy partitë kanë njoftuar se do të mbajnë konferenca në orën 13:00 në oborrin e Kuvendit të Kosovës. Asnjëra nuk ka treguar temën për çfarë do të flasë, pos se kush do të flasë.

Te VV-ja do të paraqiten deputetët Firim Haziri e Doarsa Kica, kurse te PDK-ja Abelard Tahiri.

(Kosova Sot Online)