Kështu do të jetë moti për dy ditët e ardhshme

  • E.K /
  • 22 July 2021 - 13:55
Kështu do të jetë moti për dy ditët e ardhshme

Do të mbajë mot kryesisht i ngjashëm me rritje të lehta të temperaturave maksimale. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-29 gradë Celsius.

Indeksi UV mbetet i lartë, andaj këshillat e IKSHP mbeten në fuqi që nga ora 10-16 mundësisht të kufizohemi rrezeve të diellit, ose të përdorim masa mbrojtëse. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-9m/s.

Nga dita e diele e tutje parashihen rritje të temperaturave maksimale mbi 30 gradë Celsius.

(Kosova Sot Online)