Babë e bir qëllojnë me grushte punonjësit e policisë

  • E.K /
  • 23 July 2021 - 10:56
Babë e bir qëllojnë me grushte punonjësit e policisë

Babë e bir kanë qëlluar me grushte punonjësit e policisë në Mallakastër. Blutë bëjnë me dije se Besnik Malkaj 56-vjeç në bashkëpunim me djalin e tij F. M., 27 vjeç, janë konfliktuar me efektivët e policisë pasi këta të fundit kanë shkuar në ndihmë të punonjësve të AKU-së. Për pasojë 56-vjeçari është vënë në pranga ndërsa po punohet për kapjen e djalit të tij. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër arrestuan në flagrancë shtetasin B. M., 56 vjeç, banues në Mallakastër, si edhe shpallën në kërkim shtetasin F. M., 27 vjeç, pasi në afërsi të banesës së tyre kanë kundërshtuar me dhunë dhe kanë goditur me grushte punonjësit e Policisë, të cilët kishin shkuar në ndihmë të punonjësve të AKU-së”, njofton policia.

(Kosova Sot Online)