Sekuestrohen cigare të kontrabanduara në vlerë 50 mijë euro

  • A.P /
  • 23 July 2021 - 20:29
Sekuestrohen cigare të kontrabanduara në vlerë 50 mijë euro

Policia e Kosovës ka sekuestruar cigare të kontrabanduara në vlerë prej 50 mijë eurove.

Operacioni është kryer në Drenas dhe lajmin e ka konfirmuar Adriatik Stavileci, zëdhënës i Doganës së Kosovës.

Media mëson se janë kapur 75 pako të cigareve me 50 ‘boksa’, e që në total i bie 750 mijë cigare.

Vlera e cigareve shkon në 50 mijë euro.


(Kosova Sot Online)