Prishtinë, babai rrahë vajzën e tij të mitur

  • E.K /
  • 24 July 2021 - 09:52
Prishtinë, babai rrahë vajzën e tij të mitur

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të dhunës që ka ndodhur ditën e premte në Prishtinë.

Siç njofton Policia, babai ka rrahur vajzën e tij të mitur.

“Viktima femër kosovare, e mitur, ka raportuar se është keqtrajtuar fizikisht dhe është kanosur nga babai i saj mashkull kosovar. Viktima është dërguar për tretman mjekësor ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)