Kolona të gjata në Merdare

  • E.K /
  • 24 July 2021 - 12:15
 Kolona të gjata në Merdare

Gjatë ditës së sotme, e gjithashtu ditët e fundit, në pikën kufitare në Merdare për të hyrë në Kosovë janë krijuar kolona të gjata, e që mërgimtarët po presin deri në 1 orë e gjysmë.

Kjo ndodh më shpesh gjatë kohës së pushimeve vjetore kur drejt Kosovës nisen numër i madh i mërgimtarëve nga vendet evropiane.

Në pikën kufitare në Merdare për të hyrë në vend duhet të prisni deri në 1 orë e gjysmë, ndërsa në dalje deri në 2 orë.

Në Dheun e Bardhë deri në 40 minuta është pritja në hyrje si dhe në dalje deri në pesë minuta.

Ndërkaq prej pikës kufitare Vermicë duhen 45 minuta deri në 1 orë për të dalë nga Kosova e 3 deri në 5 minuta për të hyrë në Kosovë.

(Kosova Sot Online)