Qytetarët e Prishtinës po e përcjellin fundin e Shpend Ahmetit të korruptuar me protesta e shqelma turpi!

Qytetarët e Prishtinës po e përcjellin fundin e Shpend Ahmetit të korruptuar me protesta e shqelma turpi!

Hajrullah Tërnava

  • 24 July 2021 - 09:04

Shkruan: ANALISTI-Hajrullah Tërnava

Tani këto dështime në qeverisjen e Prishtinës, këto mangësi e mashtrime, qytetarët me të drejtë po i vërejnë, prandaj prishtinasit  po e përcjellin me protesta dhe me fyerje dhe me turp kryetarin Shpend Ahmeti, duke e notuar atë si kryetarin më të dështuar, mashtrues dhe të korruptuar për këto dy mandate që po i lë pas, me një qytet të degraduar, një xhungël e madhe që do ri sistemuar e ri projektuar nga pasardhësit e Shpend Ahmetit pas zgjedhjeve të tetorit të këtij viti.

Qyteti i Prishtinës në këtë gjendje që gjendet tani, me qeverisjen e kryetarit  Shpend Ahmeti për tetë vite radhazi, është një shkatërrim dhe degradim i qytetit por edhe  qytetarëve të saj, sepse të gjithë po e vërejnë tani se sidomos në mandatin e dytë nga kur edhe Shpend Ahmeti pat konkurrua për deputete në zgjedhjet qendrore të Kuvendit të Kosovës, e që nuk i fitoj votat e duhura,  dhe jo vetëm ai por nuk i fituan votat asnjë nga kandidatët për deputet të  PDS-së, Shpend Ahmeti  u përcaktua për pasurimin e tij gjë që ia ka arritur  qëllimit. Pas kësaj situate  interesimi për qytetin, për të ishte në rendin e dytë.

Të lodhur e të mashtruar, banorët e rrugës “Muharrem Fejza” me rrugët lidhëse të kësaj lagje kanë protestuar së fundi për shkak të vonesave të punimeve për gjendjen e rrugëve në lagjen e tyre, telashet me të cilat banoret po ballafaqohen tash e plot 4 muaj dhe nuk janë akoma afër finalizimit. Sipas banorëve, punimet që kanë filluar tash e katër muaj po pengojnë hapësirat për ecjen e këmbësorëve, ndërsa personat me nevoja të veçantë kanë mbetur të mbyllur, kurse nga vërshimet e këtyre ditëve, rrugët e hapura për kinse rregullim janë shkatërruar akoma edhe më shumë.

Pjesa e lagjes ku po zhvillohen këto punime, është krejtësisht e paralizuar për jetë dhe e bllokuar për lëvizje, madje edhe për nevojat më emergjente tash e katër muaj. Nuk ka hapësira të sigurta për ecje as për këmbësorët, as për personat me nevoja të veçanta të cilët tash e sa muaj kanë mbetur mbyllur, kurse prindërit me fëmijë të vegjël nuk kanë kah të lëvizin me karroca.

Në hallë janë edhe të sëmurët e të moshuarit sepse shërbimet emergjente e kanë të pamundur të qasen në lagje për shkakun e mungesës së rrugëve alternative, sepse ato pak rrugë që shfrytëzohen për hyrje-dalje nga lagjja nuk mirëmbahen fare. Gjendja është përkeqësuar akoma më shumë pas reshjeve të fundit kështu që rrugicat e pa përshtatshme për lëvizje janë bërë edhe më të pa kalueshme ku çdo ditë dëmtohen veturat nga gropat dhe pesetat e hapura që janë rrezik për çdo kënd.

Madje me reshjet e fundit, shumë shtëpi e kate përdhese të ndërtesave janë përmbytur krejtësisht, duke depërtuar brenda tyre përpos ujit dhe mbeturina dhe material rrugësh që ishin të hapura e të groposura kinse për rregullim që po futen në muajin e 5 pa shpresë se do të përfundojnë së shpejti. Me vet faktin e një situate te tille te krijuar te degradimit te qytetit te Prishtinës deri ne atë nivel, nënkuptohet se është̈ inkriminimi i thellë i Shpend Ahmetit me krim e korrupsion përgjatë këtyre dy mandateve, mashtrimi me i madh që ju bëri qytetareve të Prishtinës, mbushja e xhepave me dhjetëra e qindra miliona euro nga krimi i organizuar dhe mafia e ndërtimeve duke shitur leje ndërtimorë, arsyeja pse nuk e morri guximin që ta provon edhe një mandat tjetër të garës për kryetar të Prishtinës, për caka partia e tij, e huazuar PDS, është deklaruar zyrtarisht se nuk do të merr fare pjesë në zgjedhjet lokale të kësaj vjeshte, sepse një arsye që të mos marrin pjesë në zgjedhjet e ardhshme eshte situata e krijuar qe vete qytetaret po i japin vërejtjet e tyre për ketë situate ne te cilën tani është sjellë Prishtina, e sidomos që është kontribut i vetë Shpend Ahmetit, prandaj ky reagim qytetar është edhe një thirrje shtesë për Prokurorinë Speciale që të aktivizohet sa mç parë dhe të merret seriozisht me hetimin e të gjitha denoncimeve kundër Shpend Ahmetit, që llogaritet se janë të deponuar së pakut rreth 50 denoncime, kallëzime penale nga qytetar të lagjeve të ndryshme e për probleme e abuzime të ndryshme, dhe njëherë e përgjithmonë kjo provoj t’iu shërbej qytetarëve se kujt do ia japin votën në të ardhmen, dhe të marrin mësim edhe ata kryetar në ardhje që do ta qeverisin Prishtinën, se çfarë i pret në të ardhmen nëse nuk i kryejnë obligimet e tyre dhe premtimet që ua kanë dhënë qytetarëve para zgjedhjeve.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".