Tetë të vrarë nga shtypja e protestave kundër mungesës së ujit

  • E.K /
  • 24 July 2021 - 15:28
Tetë të vrarë nga shtypja e protestave kundër mungesës së ujit

Së paku tetë persona, përfshirë një adoleshent, janë vrarë gjatë shtypjes së dhunshme të protestave kundër mungesës së ujit në Iran, tha organizata Amnesty International.

Bashkëpunëtorët e kësaj organizate thonë se i kanë vërtetuar pamjet ku forcat iraniane të sigurisë shihen me armë automatike duke përdorur forcë të paligjshme për t’i shtypur protestat kryesisht paqësore në provincën Khuzestan.

Protestat shpërthyen javën e kaluar në jugperëndim të Iranit për shkak të reduktimeve të ashpra të ujit në kohën kur temperatura në atë pjesë është mbi 40 gradë. Amnesty International tha se forcat e sigurisë kanë vrarë tetë protestues e kalimtarë rasti, përfshirë një adoleshent, në shtatë qytete të ndryshme.

Sidoqoftë, zyrtarët e qeverisë iraniane dhe mediet e lidhura me shtetin kanë raportuar vetëm për katër të vdekur, duke i vajësuar disa grupe të armatosura të paidentifikuara për vdekjet.

Të premten, lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, foli për herë të parë për këtë krizë, duke thënë se e kupton zemërimin e protestuesve rreth këtij problemi, shkruan Independent.

Amnesty Internationa i bëri thirrje Iranit që ta ndalë gjakderdhjen, ndërsa këshillit për të Drejtat e Njeriut në OKB që urgjentisht të mbledhë dëshmi për ta lehtësuar fillimin e procedurave të pavarura për hetime.

(Kosova Sot Online)