Deputetja në parlamentin e Kroacisë jep informacione për aksidentin tragjik

  • A.P /
  • 25 July 2021 - 13:35
Deputetja në parlamentin e Kroacisë jep informacione  për aksidentin tragjik

Deputetja kosovare në parlamentin e Kroacisë, Ermina Lekaj-Përlaskaj, ka reaguar pas aksidentit tragjik që ndodhi sot në Brod të Kroacisë, ku mbeten të vdekur 10 persona kurse u lënduan 45 të tjerë.

Ajo në një lidhje direkte ka thënë se rreth 15 të mitur dhe 15 persona të moshës madhore janë të lënduar si pasojë e këtij aksidenti.

Lekaj-Përlaskaj ka thënë se të gjithë pasagjerët janë dërguar në spital për trajtim dhe se në vendin e ngjarjes nuk ka më udhëtarë.

Ajo është shprehur se pasagjerët po marrin gjithë ndihmën e nevojshme për shtetin kroat.

“Ka të lënduar rreth 30 persona. Supozohet se 15 janë të mitur, tjerët të moshës madhore. Gjithë personat janë dërguar në spital për trajtim. Në vendin e ngjarjes nuk ka më udhëtarë. Unë ju shprehi ngushëllime familjarëve, kurse të sëmurëve ju dëshiroj shërim të shpejtë. Para gjysmë ore bisedova me kryeministrin e Kroacisë i cili do të jetë në vendngjarje. Ata janë duke e dhënë maksimumin. Falenderoj shtetin kroat që po i ndihmon personat që kanë pësuar nga kjo tragjedi”, ka thënë ai.


(Kosova Sot Online)