Lexoni edhe:
Detaje të dhimbshme për vdekjen e 18 vjeçares nga Krusha: Ishte nisur drejt Kosovës e vetme
Mëngjesi i djeshëm ishte i kobshëm për Kosovën pasi një autobus i linjës Frankfurt – Prishtinë u rrokullis në Slavonski Brod të Kroacisë dhe humbën jetën 10 bashkatdhetarë e dhjetëra të tjerë u lënduan.
Dje është arritur të bëhet identifikimi i personave që ndërruan jetë në aksidentin e djeshem.
Valentina Binakaj, 1975 Baballoq – Deçan
Erlinda Binakaj, vajza e Valentina Binakaj
Sevdail Rruatemi, 1973 Pakshticë e Epërme – Podujevë
Naser Sylemetaj, 1974 Gjakovë
Launora Kolmekshaj, 1982 Junik – Deçan
Kujtim Kastrati, 1981 Radoste
Hamet Hoxha, 1966 Randobravë – Gjakovë
Ndryshe, kryeministri Albin Kurti po qëndron në Kroaci ku ka vizituar të gjithë udhëtarët e lënduar nga aksidenti i sotëm.
Ai tha se bashkë do t’ia dalim më kollaj e më shpejtë, teksa edhe ngushëlloi familjet e viktimave.
Ndërsa, kryeministri kroat Andrej Plenkoviq ka bërë të ditur se gjendja e të lënduarve nga aksidenti tragjik në Kroaci është stabile dhe se të njëjtit janë jashtë rrezikut për jetë.
(Kosova Sot Online)