37 vjeçarja që vdiq në Kroaci kishte menduar të udhëtonte me aeroplan për në Kosovë, por bileta e autobusit ishte më e lirë

  • E.K /
  • 26 July 2021 - 12:09
 37 vjeçarja që vdiq në Kroaci kishte menduar të udhëtonte me aeroplan për në Kosovë, por bileta e autobusit ishte më e lirë

Alinda I., 37-vjeçe, nuk ka mundur t’i përballoj plagët e marra nga aksidenti i autobusit kosovar në Kroaci.

Ajo po udhëtonte nga Frankfurti për në Prishtinë, por që pas një aksidenti në Slavonski Brod të Kroacisë ajo ka vdekur të dielën.

E familjarë të saj kanë treguar se ajo punonte si infermiere në Gjermani.

Arlinda.I kishte menduar që për në Prishtinë të udhëtonte me aeroplan, por pasi që bileta e autobusit ishte më e lirë, ajo kishte marrë rrugën me autobus, raporton mediumi kroat jutarnji.hr.

“Kam punuar për 10 vjet në Rijeka, dhe 30 vjet më parë kam shkuar në Gjermani. Unë u ktheva në Kosovë dhe fëmijët e mi, Alinda dhe dy djem të tjerë, qëndruan në Shtutgart. Ajo ka punuar atje si infermiere. Ata po mendonin të shkonin me aeroplan për në Prishtinë, por përsëri vendosën të merrnin autobusin më lirë. Ishte një tragjedi e madhe për ne”, ka treguar babai i saj, Arif Kikaj.

Ndërsa, fëmijët e viktimës të cilët po udhëtonin me të janë shëndosh e mirë.

Fëmijët janë të moshës 14, 12, 9 dhe 7 vjeç.

“Dhëndri ishte me ta. Ata e pyetën: Babi, ku është mami? Arifi thotë, pastaj qan përsëri. Ata planifikojnë t’i marrin fëmijët në Kosovë dhe pas disa ditësh dhe pasi të varrosin nënën e tyre atje, ata do të kthehen në Gjermani”, ka treguar Kikaj.

(Kosova Sot Online)