Kush janë dy francezet që u konvertuan në islam pas qëndrimit në xhaminë e fshatit Strellc i Epërm në Deçan?

  • E.K /
  • 27 July 2021 - 10:08
Kush janë dy francezet që u konvertuan në islam pas qëndrimit në xhaminë e fshatit Strellc i Epërm në Deçan?

Hoxhë Nazim Ramadani, ka njoftuar se sot në fshatin Strellc i Epërm-Deçan pas namazit të drekes me deshirë dhe vullnet pranuan Islamin dy motra franceze.

Këtë e ka bërë të ditur Ramadani, përmes një shkrimi në Facebook.

Ai tha se ato ndryshuan edhe emrat, nga Coralie u ndryshua në Merjem, dhe nga Amelie u ndryshua emri në Sara.

“LAJMRIM e hënë 26.07.2021 Të nderuar besimtar! Ndaj një lajm të gëzuar me ju.Sot, në xhamin tonë në fshatin Strellc i Epërm-Deçan pas namazit të drekes me deshirë dhe vullnet pranuan Islamin dy motra franceze. Coralie e cila mori emrin Merjem, si dhe motra e saj Amelie e cila mori emrin Sara”.

“I njoftova me islamin po thujse 2 orë, elhamdulilah, ishte mjaft emocionuese“, shkroi hoxha.

(Kosova Sot Online)