Në mesin e viktimave të aksidentit në Kroaci është edhe një gjerman

  • G.G /
  • 27 July 2021 - 14:15
Në mesin e viktimave të aksidentit në Kroaci është edhe një gjerman

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë Heiko Maas, ka thënë se në mesin e viktimave të aksidentit në Kroaci është edhe një gjerman.

Maas tha se ekipet e ministrisë që drejton janë në kontakt me Kosovën dhe Kroacinë për të ndihmuar të mbijetuarit dhe se në mesin e të vdekurve është edhe një gjerman.

“Së bashku me shokët tanë në Kosovë dhe Kroaci ne mbajmë zi për viktimat e aksidentit të tmerrshëm të autobusit. Ekipet tona janë në kontakt të ngushtë për të ndihmuar të mbijetuarit. Ne tani kemi edhe sigurinë e trishtuar se në mesin e të vdekurve është edhe një gjerman”.

(Kosova Sot Online)