“Kam vozitur 20 orë pa pushuar, nuk kam zgjidhje, më duhet të ushqej fëmijët” – rrëfimi i një shoferi në Kroaci

  • E.K /
  • 28 July 2021 - 08:30
“Kam vozitur 20 orë pa pushuar, nuk kam zgjidhje, më duhet të ushqej fëmijët” – rrëfimi i një shoferi në Kroaci

Një aksident i rëndë trafiku që ndodhi të dielën në orën në autostradën A3 afër Slavonski Brod, ku 10 persona mbetën të vdekur dhe mbi 40 të tjerë u lënduan, pasi autobusi i “Deva Tours” i cili po udhëtonte në linjën Frankfurt-Prishtinë doli nga rruga, është një tjetër paralajmërim dramatik që vetëm një moment në të cilën shoferi rrëshqet në gjumë mund të ketë pasoja tepër të rënda.

Mediumi kroat, Jutarnji.hr shkruan se shoferi që shkaktoi këtë aksident sigurisht se nuk është i vetmi që aktualisht po udhëton me kilometra në rrugët evropiane dhe po lufton me gjumin, sepse është i rraskapitur dhe nuk ka fjetur mirë për ditë me radhë.

Sipas këtij mediumi, ky është aksidenti i tretë dhe më i rëndë me autobus në historinë e fundit të Kroacisë.

Për shkak të lodhjes së rëndë të shoferit, në një aksident me autobus që kishte ndodhur në vitin 2008 në autostradën A1 midis kryqëzimeve Gospiq dhe Lovinac, 14 shtetas sllovakë mbetën të vdekur dhe në vitin 2012 në A1 afër tunelit Krpani, tetë shtetas çekë humbën jetën.

Një shofer kroat për këtë medium ka thënë se kohët e fundit ka vozitur për njëzet orë të plota.

Kur u pyet se si është e mundur, dhe a bëri të paktën një pushim të shkurtër, ai tha se bëri, “rreth një orë”.

Por pse voziti me orë të tëra?

Kjo është përgjigja e tij?

“Për shkak se unë punoj për një firmë private dhe sepse shefi im më bëri të shkoj nga pika A në pikën B në një njësi kohe. Nuk mund të refuzoja sepse ushqej dy fëmijë të vegjël dhe një grua që nuk punon, dhe unë duhet të marr një rrogë. Kjo është e vërteta”, pohoi ai.

(Kosova Sot Online)