Sot varroset Alinda, gruaja të cilës i mbijetuan fëmijët në aksidentin e rëndë në Kroaci
Alinda Kikaj Idrizaj nga Peja, e cila humbi jetën nga aksidenti i së dielës në Kroaci, do të varroset sot në fshatin Vitomiricë të kësaj kësaj komune, bëjnë të ditur familjarët e së ndjerës.
Njoftimin për varrimin e ka bërë të ditur babai i së ndjerës, Arif Kikaj.
Ai me anë të një postimi të përditësuar sot në rrjetin e tij social ka thënë:
"Njoftim për miqtë, shokët e dashamiret tanë se Alinda /Arif/Kikaj - IDrizaj e cila humbi jetën tragjikisht në autobusin në Kroaci, vorrimi i të ndjëres behet ditën e merkure në ora 17.00 në Vitomiricë af Pejës !"
(Kosova Sot Online)