I kërkoi favore një gruaje, arrestohet zyrtari komunal

  • A.P /
  • 28 July 2021 - 23:25
I kërkoi favore një gruaje, arrestohet zyrtari komunal

Pas një aksioni të organizuar Policia e Kosovës ka arrestuar një punonjës së Komunës së Obiliqit.

Para Zyrës së Gjendjes Civile vërehet një fluks i qytetarëve që po presin për shërbime.

Por këto shërbime zyrtare nuk do të mund t’i ofrojë më njëri nga punonjësit e kësaj Zyre në Obiliq.

I njëjti një ditë më parë u arrestua pasi u zu duke kërkuar favore nga një grua, në këmbim të ofrimit të dokumenteve.

Policia e Kosovës bëri të ditur se zyrtari në fjalë tashmë gjendet prapa grilave.

Për rastin ishin informuar edhe krerët e Komunës së Obiliqit.


(Kosova Sot Online)