Alarmon IHMK: Deri në këtë ditë, do ta kemi të nxehtin afrikan në Kosovë

  • G.G /
  • 29 July 2021 - 10:42
Alarmon IHMK: Deri në këtë ditë, do ta kemi të nxehtin afrikan në Kosovë

Vendi ynë këto ditë është përfshirë nga temperatura shumë të larta.

E temperatura të njëjta do të vazhdojnë edhe ditëve në vijim në Kosovë

Kështua ka konfirmuar Bekim Aliu Nga Instituti Hidrometereologjik i Kosovës.

Aliu tha se temeperaturat do të vijojnë të njëjta deri me datën 7 gusht dhe se do të jenë mbi 30 Gradë Celcius.

“Këto temperatura do të vazhdojnë, janë masa të nxehta të ajrit të ardhura nga Afrika Veriore, konkretisht nga Çabi dhe Nigeria. Do të fokusohen edhe për disa ditë të ardhshme, diku deri me 6 apo 7 gusht. Do të kemi temperatura mbi 30 Gradë Celcius” konfirmoi Aliu

Ngritja e tmeperaturave ka sjellë edhe fluks të lartë  të pacientëve në QKUK.

Mjeku kujdestar në Qendrën Emergjente në QKUK, Avdush Bajgora, tha se gjendja momentalisht në këtë klinikë është alarmante.

Ai tha se ka një fluks të lartë pacientësh që kërkojnë ndihmë si pasojë e goditjeve nga dielli.

“Vetë fakti se në vendin tonë po dominojnë temperatura afrikane, numri i pacientëve në Qendrën Emergjente është rritur mjaft shumë. Sidomos ata që janë me sëmundje kronike, sëmundje kardivaskulare, respiratore, gjithashtu kemi një numër të shtuar të pacientëve që paraqiten me gjakderdhje inskenike, iskemi e trurit nga goditjet e diellit, me shifra nuk mund të të tregoj. Gjendja është mjaft alarmante. Në Qendrën Emergjente jemi të obliguar t’i trajtojmë vetëm pacientët me prioritet, pacientët me politrauma, me arrest kardiak etj. Prioritet ne kemi pacientat që vijnë nga aksidentet në trafik, nga arrestet kardiake”Bajgora i’u bëri thirrje pacientëve dhe sidomos atyre me sëmundje kronike që të shmangin pikun e të nxehtit gjatë këtyre ditëve” deklaroi Bajgora.

(Kosova Sot Online)