Rritet rastet - 72 të infektuar me koronavirus në 24 orët e fundit në Kosovë

  • E.K /
  • 29 July 2021 - 14:54
Rritet rastet - 72 të infektuar me koronavirus në 24 orët e fundit në Kosovë

Në 24 orët e fundit në Kosovë nuk është raportuar asnjë viktimë nga COVID-19.

Gjatë kësaj kohe është rritur numri i rasteve të infektuara me COVID-19, bazuar me ditët e kaluara.

Në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 72 raste të reja të infektuara me COVID-19.

Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Gjatë kësaj kohe janë shëruar 17 persona.

Deri tani në Kosovë, 108 mijë e 131 persona janë regjistruar si të infektuar me COVID-19.

(Kosova Sot Online)