Gani Geci për familjarin që po e lë Kosovën: Baci yt për të madhin zor nuk qan, po kësaj radhe loti e tradhtoi

  • E.K /
  • 29 July 2021 - 15:09
 Gani Geci për familjarin që po e lë Kosovën: Baci yt për të madhin zor nuk qan, po kësaj radhe loti e tradhtoi

Në mesin e shumë qytetarëve të Kosovës, që po e lëshojnë vendin e po migrojnë në vendet evropiane, është edhe i riu, Ferat Geci nga Llausha e Skenderajt.

Ai ka shpërndarë një postim në rrjetin social “Facebook”, ku ka treguar se është duke u larguar nga Kosova përmes një poezie prekëse të Albiona Hajdarit.

Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gani Geci, përmes një shkrimi në rrjetin social “Facebook”, i ka thënë disa fjalë për të riun, Feratin.

“Ti Ferat, e din se baci yt për të madhin zor nuk qan, po kësaj radhe loti ë tradhëtoj”, ka shkruar ndër të tjerash Geci.

Geci po ashtu i ka lënë amanet familjarit të tij, që të mos e harroj këtë vend të gjyshërve dhe stërgjyshërve.

Postimi i plotë:

“Tri fjalë për Ferat Gecin.

Ishte dhe është djali më i mirë i kabiles tonë, djali më i sinqertë, e djali më i dashtun ,por më preku me atë shkrim të huazuar sepse me këtë tregove se sa më vështirësi djemt tanë e lenë vendin e lindjes.

Ti Ferat, e din se baci yt për të madhin zor nuk qan, po kësaj radhe loti ë tradhëtoj.

Ti je djali që do ti mungosh, së pari babait tënd Selimit, do ti mugosh axhallarve tu ,do ti mungosh  lagjes, do ti mungos edhe qytetit dhe mbarë fisit.

Kemi dal shpesh në malet tona me ty në Kodrën e Sylës, në Ligatet e mëdha, te Lugu i madhë, te fusha e Ramës, te Fusha e Ali Kurtit, te brini i Ramës, te lagja e Lanve e Sylanve, te lagja e Shatrollve, te Zenullaht te Rrectë te Aliqkajt te Vajvodet e deri te Prroni  i Keq, çdo cep te Llaushës  e kemi shetit me ty .

Unë baci yt Gani Geci te njof ma se miri ty. Nuk ju rritem ne juve qe ju të ikni, po çka me bo.

Nuk ke ditëkurr të më thuash jo, as mua, as Shani Gecit, as asnjërit nga ne, shko Ferat se atje dikun e ki edhe djalin tim edhe djalin e Zjahes edhe djalin e Hasanit, edhe djalin e Ismetit, edhe djalin e Nezirit,  edhe djalin e Bajramit, edhe djalin e Shabanit, edhe djalin e Miftarit, edhe djalin e Muslis , edhe djalin e Bedris, edhe djalin e Ajetit, edhe djalin Hysnis,  edhe djalin e Xheles, edhe djalin e Hysenit, edhe djalin e Sadikut edhe Skenderit, edhe djalin e Xhevatit, edhe djalin e Abazit po i permndi vetem djem e kabiles sonë, me i permendur ata  të lagjes qenkan shumë .

Ishe valltar i valles shqipe, ishe edhe këngëtar, edhe shenjëtarë.

Po shkon prej këtu, jo nga deshira por çka ti bejsh keshtu e ka jeta .

Shko vazhdo të jetosh jetën tënde vazhdo, të jesh i djalë i  mirë kështu, si ishe këtu me ne.

Shko edhe ti si 10 -tra djem te kabilës tonë, e si qindra djem të fshatit tonë, e si mijëra, djem të Drenicës, e qindra mijëra, djem të Kosovës.

Ti linde pas pesë vajzave dhe ishe gëzimi, i parë i Selimit.

Kudo që shkon ti, unë e di që do të jesh djalë i dashtur nëse vazhdon të jesh i tillë si ishe.

Mbrem i njeha 77 djem të kabiles së bajaraktarit të Llaushës ishin jashtë Kosovēs.

Udha e mbarë te qoftë o sternip i Bajraktarit Ferat Geci.

Amanet e ke prej bacit Gani, mos e harro ketë vend të gjyshërve, dhe stërgjyshërve tu.

Zoti të bekotë ty edhe Kosovën.”

(Kosova Sot Online)