“70 tanë ditën a? Qiti vetë”, grafite kundër shtypjes ndaj grave në Vushtrri

  • A.P /
  • 29 July 2021 - 23:59
“70 tanë ditën a? Qiti vetë”, grafite kundër shtypjes ndaj grave në Vushtrri

“70 tanë ditën a? Qiti vetë”, grafite kundër shtypjes ndaj grave në Vushtrri

Grupi “Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist” sonte ka zhvilluar një aksion në qytetin e Vushtrrisë.

Ata kanë vendosur disa mbishkrime nëpër mure të qytetit kundër dhunës sistematike ndaj vajzave dhe grave.

“Sonte aktivistet nga qyteti i Vushtrrisë̈ bashkë me Kolektivin për Mendim dhe Veprim Feminist mbushën muret e qytetit me mbishkrime feministe të cilat shpërfaqin dhunën sistemike ndaj vajzave dhe grave”, thuhet në postimin e këtij grupi në Facebook.

(Kosova Sot Online)