Zonja e Parë e SHBA-së përfundon në spital

  • E.K /
  • 30 July 2021 - 09:54
 Zonja e Parë e SHBA-së përfundon në spital

Zonja e Parë e SHBA Jill Biden do të shkojë në spitalin ushtarak Walter Reed pasi gjatë fundjavës poshtë këmbës së saj u fut një objekt teksa ecte në një plazh në Hawaii.

Shtëpia e Bardhë tha të enjten se ajo do t’i nënshtrohet një procedure të lehtë për të hequr objektin në këmbën e saj të majtë.

“Fundjavën e kaluar, Zonja e Parë shkeli mbi një objekt në plazh i cili u fut në këmbën e saj të majtë”, tha Shtëpia e Bardhë në një deklaratë të enjten.

“Ajo do t’i nënshtrohet një procedure sot në Qendrën Kombëtare Mjekësore Ushtarake Walter Reed për të hequr objektin. Edhe presidenti do t’i bashkohet asaj”, shtoi ajo.

(Kosova Sot Online)