Tash është koha që edhe drejtësia e korruptuar e Kosovës të jep llogari para gjyqit!

Tash është koha që edhe drejtësia e korruptuar e Kosovës të jep llogari para gjyqit!
Tash është koha që edhe drejtësia e korruptuar e Kosovës të jep llogari para gjyqit!

Skender Kapiti

  • 30 July 2021 - 07:56

Shkruan: ANALISTI-Skënder Kapiti

Këtë e bën VETING-u, dhe pikë. Vetëm VETING-u do ta fusë drejtësinë në shina, dhe vetëm VETING-u do ta mundësojë vënin në funksionim të shtetit ligjor në Kosovë dhe të Republikës si institucion që do t'u shërbejë të gjithë qytetarëve e shoqërisë. Këtë duhet ta ketë prioritet parësor Qeveria Kurti.

Tashmë është më se e domosdoshme, por më shumë është më se e detyrueshme që edhe në Kosovë Drejtësia të “dalë para gjyqit”. Dikush thotë se si ka mundësi që drejtësia që bën gjykimin dhe jep drejtësinë, si ka mundësi që Skënder Kapiti thotë që drejtësia të dalë para gjyqit. Po ,po u them unë, kjo duhet bërë, pasi këtë po e bën në fakt VETING-u në Shqipëri, po bën hetimin, dëbimin nga drejtësia si dhe penalizimin e gjyqtarëve e të prokurorëve të kriminalizuar, amoralë dhe korruptiv. Dhe a nuk është ky hetim dhe gjykim për drejtësinë në Shqipëri?!

VETING-u në Kosovë është jetik për ekzistencën dhe për funksionalitetin e shtetit, të shoqërisë e të demokracisë. pasi tashmë është stër dëshmuar se në Kosovë nuk ka drejtësi të vërtetë , të paanshme dhe të pavarur, dhe as të pastër nga krimi i organizuar ,pra nuk ka drejtësi ligjore por ka drejtësi politike, të kriminalizuar, të korruptuar por edhe të pa aftë e të mbushur me militantë e me injorantë.Pra, ndëshkim të krimit të organizuar, të krimit ordiner, atij politik, të krimit të hajdutërisë e të korrupsionit do të ketë vetëm atëherë kur të depolitizohet drejtësia, kur të dekriminalizohet drejtësia, pra kur të pastrohet drejtësia dhe kur t’u konfiskohet pasuria dhe të ndëshkohen gjyqtarë e prokurorët që kanë abuzuar, shfrytëzuar e keqpërdorur drejtësinë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".