Në Lipjan dy vajza të mitura vjedhin para

  • E.K /
  • 30 July 2021 - 10:00
Në Lipjan dy vajza të mitura vjedhin para

Dy vajza të mitura nga Lipjani janë kapur nga policia pasi të njëjtat dyshohet se kanë hyrë në një objekt duke thyer arkën dhe vjedhur të hollat që gjendeshin aty.

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për rastin në raportin 24 orësh.

Sipas policisë, në konsultim me prokurorin, të dushuarat do të intervistohen në prani të zyrtarëve për punë sociale.

“Lipjan 29.07.2021 – 13:00. Një mashkull kosovar ka njoftuar se dy vajza femra kosovare të moshës së mitur, dyshohet se kanë hyrë në objekt dhe aty kanë thyer arkën duke i vjedhur të hollat që ishin në të. Në konsultim me prokurorin mbetet që të dyshuarat të intervistohen në prani të zyrtarëve për punë sociale”, shkruhet në raportin 24 orësh të policisë.

(Kosova Sot Online)