Ndodhi shqiptare: Dy kushërinj godasin njëri-tjetrin me sëpatë, përfundojnë në spital

  • E.K /
  • 30 July 2021 - 11:04
 Ndodhi shqiptare: Dy kushërinj godasin njëri-tjetrin me sëpatë, përfundojnë në spital

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Dushk në Belsh ku dy kushërinj kanë goditur njëri-tjetrin me sëpatë pas një konflikti për motive të dobëta.

Mësohet se për pasoja të dy kushërinjtë B.M., 60-vjeç dhe Sh.M., 66-vjeç kanë mbetur të plagosur.

Të dy janë transportuar në spitalin rajonal në Elbasan ku edhe po marrin ndihmë mjekësore, ndërsa ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkaq grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Informacion- Cërrik/ Informacion paraprak

Më datë 30.07.2021, rreth orës 08:35, në fshatin Dushk,  Belsh,  shtetasit B.M., 60 vjeç, dhe Sh.M., 66 vjeç, ( kushërinj) për motive të dobëta kanë goditur njeri-tjetrin me sopatē dhe pēr pasojë të dy shtetasin janë plagosur dhe janë transportuar në Spitalin Rajonal Elbasan, për ndihmë mjeksore, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanve të ngjarjes.

(Kosova Sot Online)