Ndahen 50 milionë euro subvencione për fermerët

  • E. /
  • 30 July 2021 - 11:23
 Ndahen 50 milionë euro subvencione për fermerët

Ministri i Bujqësisë Faton Peci, ka bërë të ditur se janë ndarë 50 milionë euro për t’i përkrahur fermerët këtë vit

Në njoftimin e tij në Facebook, Peci ka shkruar se përmes këtij programi fermerët do ta kenë mundësinë e zgjerimit të aktiviteteve bujqësore blegtorale.

“50 milionë euro përkrahja për fermerët këtë vit, vetëm në kategorin e subvencioneve. Sapo nënshkruva Programin e Pagesave Direkte / Subvencioneve për vitin 2021 i cili do të jetë një përkrahje për të gjithë fermerët të cilët përmes këtij programi do ta kenë mundësinë e ushtrimit dhe zgjërimit të aktiviteteve të tyre bujqësore dhe blegtorale, në dobi të komunitetit dhe zhvillimit ekonomik të vendit”, ka shkruar Peci.

Ai ka shkruar se duhet të kryhen procedurat ligjore të udhëzimit administrativ deri tek hapja e aplikimit.

“Me shpalljen e këtij programi vlera e përkrahjes vetëm në kategorin e subvencioneve për këtë vit arrin 50 milion euro. Ka ngelur tashmë vetëm procedurat ligjore dhe procedurale të udhëzimit administrativ, deri tek hapja e aplikimit”, ka shkruar ai.

(Kosova sot Online)