Vetëvrasja aksidentale e 13-vjeçarit, policia arreston poseduesin e pushkës

  • E.K /
  • 31 July 2021 - 10:58
 Vetëvrasja aksidentale e 13-vjeçarit, policia arreston poseduesin e pushkës

Policia ka arrestuar poseduesi i armës së zjarrit me të cilën tragjikisht u vetëvra një 13 –vjeçar ditën e djeshme.

Ngjarja e rëndë ndodhi në malin “Skëndërbeg” ku në afërsi të një stani aksidentalisht dyshohet se u vetëvra me armë zjarri shtetasi R.K., 13 vjeç.

I arrestuari është P. S., 47 vjeç, banues në Kurbin (poseduesi i armës së zjarrit pushkë me të cilën dyshohet se është vetëvrarë 13-vjeçari.)

Njoftimi i policisë:

Në vijim të veprimeve për dokumentimin e ngjarjes së ndodhur në orët e para të mëngjesit datë 30.07.2021, ku në një stan në malin ‘Skëndërbeg’, aksidentalisht dyshohet se u vetëvra me armë zjarri shtetasi R.K., 13 vjeç, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mat, arrestuan në flagrancë shtetasin :
P. S., 47 vjeç, banues në Kurbin (poseduesi i armës së zjarrit pushkë me të cilën dyshohet se është vetëvrarë 13-vjeçari.)
Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit pushkë dhe një sasi municioni luftarak.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Mat për veprime të mëtejshme.

(Kosova Sot Online)