23-vjeçari vodhi dy laptop, katër telefona mobil dhe gjësende tjera – arrestohet

  • A.P /
  • 01 August 2021 - 13:36
23-vjeçari vodhi dy laptop, katër telefona mobil dhe gjësende tjera – arrestohet

Një rast i veprës penale “Vjedhje e rëndë” është raportuar mëngjesin e sotëm në Stacionin Policor Jugu në Mitrovicë. Hetuesit  policorë pas disa orëve kanë arritur  të identifikojnë dhe  arrestojnë  një person të dyshuar.

“Arrestimi i  të dyshuarit është bërë mbi dyshime të arsyeshme dhe provave  të siguruara se gjatë natës së datës 1 gusht 2021, në rrugën Ferat Dragaj në Mitrovicë, në një shtëpi private,  ka vjedhur dy laptop, katër telefona mobil dhe gjësende tjera.

Në cilësi të provave materiale tek i dyshuari janë gjetur dhe sekuestruar gjësendet  e vjedhura, katër telefona dhe dy laptop. Materialet e sekuestruara pas proceduarve të nevojshme hetimore  do t i kthehen pronarit”, njofton policia.

Pas intervistimit, të dyshuarit K.I., 23 vjeçar, me aktvendim të prokurorit të rastit i është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë. 


(Kosova Sot Online)