Mbi 4,1 miliardë doza të vaksinës kundër COVID-19 janë dhënë në gjithë botën

  • E.K /
  • 02 August 2021 - 15:16
 Mbi 4,1 miliardë doza të vaksinës kundër COVID-19 janë dhënë në gjithë botën

Sipas shifrave të përpiluara nga “Our World in Data”, në mbarë botën deri më tani janë administruar mbi 4,1 miliardë doza të vaksinës së koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Kina ka 1 miliard e 670 milionë doza të administruara, India 472,2 milionë doza, SHBA-ja ka administruar 346,4 milionë doza, Brazili 142,4 milionë, Gjermania 92,05 milionë doza.

Më pas vijon Japonia me 87,3 milionë doza, Mbretëria e Bashkuar 85,2 milionë, Turqia 73,6 milionë doza.

Lista vazhdon me Francën, e cila ka administruar mbi 72,6 milionë, Italia 68,7 milionë, Indonezia 68,1 milionë, Meksika 67,3 milionë, Rusia 62,2 milionë dhe Spanja 56,1 milionë doza, raporton AA.

Që nga shfaqja e virusit në Kinë, deri më tani në botë jetën kanë humbur mbi 4,23 milionë njerëz, kurse mbi 199 milionë janë infektuar me virusin.

(Kosova Sot Online)