Një e mitur nga Fushë Kosova raporton në Polici se në qershor e ka dhunuar një i mitur

  • E.K /
  • 03 August 2021 - 10:08
Një e mitur nga Fushë Kosova raporton në Polici se në qershor e ka dhunuar një i mitur

Një e mitur nga Fushë Kosova ka shkuar në Polici bashkë me babain e saj dhe ka raportuar se në qershor e ka dhunuar një i mitur.

Për rastin është njoftuar prokurori, derisa rasti po hetohet nga njësitet policore.

“Fushë Kosovë,  Qershor 2021 – Me  02.08.2021 viktima femër kosovare ( e mitur ), në prezencë të prindit të saj në stacion policor ka raportuar,  se në muajin Qershor 2021 kishte kryer marrëdhënie pa dëshirën e saj me  dyshuarin mashkull kosovar ( i mitur ). Është njoftuar prokurori, ndërsa njësitë policore janë duke e hetuar rastin”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online)