Pica dhe taksi falas për të vaksinuarit

  • A.P /
  • 03 August 2021 - 20:48
Pica dhe taksi falas për të vaksinuarit

Skeptikët mendojnë se skema mund të dështojë për shkak të mesazheve konfuze të qeverisë

Pica dhe taksi falas për ata që vaksinohen kundër COVID-19. Këtë mënyrë ka zgjedhur Mbretëria e Bashkuar për të joshur të rinjtë që të marrin dy dozat e imunizimit kundër koronavirusit.

Zinxhiri i restoranteve me qendër në Londër planifikon të krijojë dy qendra  vaksinimi, ku klientët e pavaksinuar do të shijojnë një picë falas nëse ata zgjedhin të vaksinohen.

Firmat e shpërndarjes së ushqimit dhe transportit do të ofrojnë zbritje në çmim për shërbimet  e tyre.

Por ka dhe nga ata skeptikë që mendojnë se skema mund të dështojë për shkak të mesazheve konfuze që ka përcjellë së fundmi qeveria britanike.

Këto politika inkurajuese pasojnë planet e mundshme  të qeverisë se vetëm studentët e vaksinuar do të mund të marrin pjesë fizikisht në leksione.

Mbretëria e Bashkuar ka një shkallë të lartë vaksinimi, me 88.4% të njerëzve që kanë marrë një dozë, dhe 71.8% kanë marrë dy.

Kjo fushatë e veçantë po përqendrohet në 33% të njerëzve të moshës 18-29 vjeç që nuk kanë marrë dozën e parë të vaksinës.

Kjo fushatë vjen ndërsa Mbretëria e Bashkuar sheh një rënie të rasteve të COVID-19, e cila në kulmin e saj regjistroi  pothuajse 43,000 raste në një ditë të vetme.


(Kosova Sot Online)