Albena Reshitaj shoqërohet gjatë mbrëmjes me ministrat e Kurtit dhe deputetët e VV’së

  • A.P /
  • 03 gusht 2021 - 23:21
Albena Reshitaj shoqërohet gjatë mbrëmjes me ministrat e Kurtit dhe deputetët e VV’së

Deputetja e AAK-së, Albena Reshitaj, mbrëmjen e sotme ka vendosur ta kalojë me dy ministrat e Qeverisë Kurti dhe një deputete të Vetëvendosjes.

Një fotografi, ku Reshitaj shihet bashkë me zëvendëskryeministren Donika Gërvalla dhe ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj, e ka publikuar deputetja Jeta Statovci.

Të njëjtën e ka rishpërndarë edhe vetë Reshitaj në Instagram.

Reshitaj ishte e vetmja deputete nga AAK-ja që doli kundër vendimit të partisë për të votuar Vjosa Osmanin si presidente. Por, pas këtij vendimi ajo nuk u përjashtua nga partia, megjithëse kryetari Ramush Haradinaj pati thënë se vota e saj ishte pjesë e trafikimit të votave për zgjedhjen e presidentes.

Reshitaj ishte gjithashtu e vetmja deputete nga opozita që mori pjesë në votimin e bordit të ZRRE-së.

(Kosova Sot Online)