Çfarë forme kanë në të vërtetë pikat e shiut?

  • G.G /
  • 04 August 2021 - 13:54
Çfarë forme kanë në të vërtetë pikat e shiut?

Pikat e shiut nuk kanë formë si ajo e lotit kur ato formohen. Forma e tyre është pothuajse e rrumbullakët. 

Siç citon James E. McDonald në një artikull të Gazetës së Meteorologjisë me titull “The Shape and Aerodynamics of Large Raindrops”, pikat e shiut mund të marrin edhe formë hamburgeri në rastet kur ato janë mjaft të mëdha. 

Ju mund të mendoni se është rezistenca e ajrit ajo që gjatë rënies së pikave të shiut ia jep këtë formë atyre. Por e vërteta është se rezistenca e ajrit në vend të kësaj thjeshtë sheshon pjesën e përparme të pikës. Sa më e vogël të jetë pika e shiut, aq më i vogël është efekti i rezistencës së ajrit dhe aq më sferike bëhet pika e shiut. 

Pra, pikat e vogla të shiut janë sferike, nuk kanë formë loti. Ndërsa pikat e mëdha të shiut duken si sfera të rrafshuara. 

Ndoshta ky keqkuptim vie si rezultat i faktit që pikat e shiut që ‘rrëshqasin’ përgjatë një dritareje janë në formë të njëjtë më lotët që ‘marshojnë’ nëpër fytyrën tuaj. 
Në këtë rast përgjigja është e përmbashkët: fërkimi. Dritarja, ose lëkura juaj, ka fërkim të mjaftueshm për t’i ‘sajuar’ një bisht formës së rrumbullakët të pikës së shiut, përkatësisht lotit. Pra, nuk është ajri.

(Kosova Sot Online)