Moti për sot: Me vranësira dhe erë, pasdite rrebeshe shiu e bubullima

  • E.K /
  • 05 August 2021 - 08:07
 Moti për sot: Me vranësira dhe erë, pasdite rrebeshe shiu e bubullima

Parashikimi i motit për sot.

5.08 – Paradite me kthjellime. Ditën vransirat do të shtohen, e do të fryjë edhe erë e fuqishme nga jugperëndimi. Pasdite vonë mundësi për ndonjë rrebesh shiu me bubullima përreth viseve malore.

6.08 – Jo aq ngrohtë. Vransira të ndryshueshme. Që nga orët e paradites priten mundësi për zhvillime të shtrëngatave me shi.7.08 – Kryesisht me diell dhe jo aq nxehtë.

8.08 – Shumë nxehtë dhe kryesisht me diell.9.08 – Kryesisht me diell dhe shumë nxehtë. Pasdite përreth viseve malore mundësi për ndonjë rrebesh afatshkurtë shiu.Temperaturat minimale në fundjavë zbresin edhe deri në 14C, e maksimalet ditën e premte zbresin në 27C, e nga dita e diel shënojnë rritje deri në 34C, e të hënën edhe deri në 36C.

Të enjten do të fryjë erë e fuqishme jugperëndimore 7-16m/s, e vende-vende me hove edhe mbi 20m/s. Nga dita e premte ndryshon kahjen dhe frynë erë verilindore 4-11m/s.Shtypja atmosferike me tendencë të rënies nën vlera normale ditën e nesërme, e nga fundjava në rritje graduale përreth vlerave normale.

(Kosova Sot Online)