Haxhiu: Ftoj të gjithë personelin korrektues në SHKK sikurse edhe të burgosurit që të vaksinohen

  • A.P /
  • 06 August 2021 - 15:32
Haxhiu: Ftoj të gjithë personelin korrektues në SHKK sikurse edhe të burgosurit që të vaksinohen

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se vetëm 41% e personelit korrektues dhe pak më shumë se 50% e të burgosurve janë vaksinuar me dozën e parë kundër virusit COVID 19.

Haxhiu ka kërkuar nga personeli korrektues në SHKK dhe të burgosurit që të vaksinohen kundër COVID-19.

“Për shkak të rritjes së vazhdueshme të rasteve të të infektuarve si pasojë valës së re të COVID-19, e njohur si varianti Delta dhe duke ditur ndjeshmërinë dhe mundësinë e përhapjes së virusit përbrenda institucioneve korrektuese, ftoj të gjithë personelin korrektues në SHKK sikurse edhe të burgosurit, që të vaksinohen me qëllim të parandalimit të përhapjes së virusit i cili ka marrë jetë njerëzish dhe shumë të tjerë kanë luftuar për jetën. Shëndeti individual i secilit është garantues për shëndetin publik të të gjithëve. Le të kontribuojmë bashkërisht, për një shoqëri të shëndetshme”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

Ndryshe, ditëve të fundit në Kosovë ka pasur rritje të rasteve pozitive me COVID-19, ku vetëm në 24 orët e fundi janë regjistruar 271 raste të reja.

(Kosova Sot Online)