Lexoni edhe:
AAK-ja zyrtarizon kandidatin për kryetar të Mitrovicës
Administrata Tatimore e Kosovës (ATK), ka njoftuar se ka konfiskuar pasurin të tatimpaguesve borxhlinj në emër të borxhit rreth 200 mijë euro.
“Administrata Tatimore e Kosovës ka vazhduar edhe sot me konfiskimin e pasurisë së tatimpaguesve të cilët kanë obligime të pashlyera, me ç ‘rast janë konfiskuar pasuri tek një pjesë e tatimpaguesve nga sektori i parkingjeve të automjeteve në Prishtinë, ku është konfiskuar pasuri në emër të borxheve në vlerë rreth 200 mijë euro”, thuhet në njoftim.
AAK-ja zyrtarizon kandidatin për kryetar të MitrovicësLexoni edhe:
Më tej, në njoftim thuhet se aktiviteti në fjalë është zhvilluar në asistimin e Policisë së Kosovës, ku i njëjti aktivitet do të vazhdoj edhe në sektorë të tjera gjatë ditëve në vijim.
“ATK në vazhdimësi do të ndërmarr veprime të ngjashme, për të gjithë tatimpaguesit, të cilët nuk i kryejnë obligimet tatimore, sipas Ligjit për Administratën Tatimore dhe Procedurat”, thuhet më tutje në njoftim.
(Kosova Sot Online)